FOTO/ Gjyqi me Elian, Princ Leka gjen qetësi tek e dashura fotografe, dyshja kapen “mat” të përqafuar në rrugët e Tiranës

Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre, madje çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura mes tyre dhe babait të Elias, Gjergj Zaharia. Skandali në Oborrin Mbretëror solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet, por siç duket kjo gjë nuk ka […]

Mars 22, 2024 - 13:30
 0
FOTO/ Gjyqi me Elian, Princ Leka gjen qetësi tek e dashura fotografe, dyshja kapen “mat” të përqafuar në rrugët e Tiranës

Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre, madje çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura mes tyre dhe babait të Elias, Gjergj Zaharia.

Skandali në Oborrin Mbretëror solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet, por siç duket kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në jetën e Princit i cili së fundmi është kapur ‘mat’ me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashin, duke shëtitur të përqafuar nëpër kryeqytet.

Rikujtojmë se disa ditë më parë një video qarkulloi kudo nëpër rrjet, e cila u rregjistrua nga vetë Princi, ku ish-bashkëshortja e tij, Elia, e qëllonte Princin duke pretenduar se ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi babain e saj, Gjergj Zaharian.

Çështja shkoi në Gjykatë ku të dyja palët akuzuan njëri-tjetrin, pasi dhe Princi ka akuzuar Elian së bashku me babain për dhunë në sy të vajzës së tyre të mitur.

Pasi të dyja palët u pajisën me urdhër mbrojtje po ashtu ditën e djeshme u mbajt një seancë, ku sipas vendimit, Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit. Seanca e radhës u shty për në 27 mars./m.j

Pas gjyqit, Princ Leka gjen qetësi tek e dashura fotografe, dyshja kapen

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.