FOTO/ Identifikohen dy nga katër dhunuesit që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e dy nga katër autorët e dyshuar që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, paraditen e

Maj 29, 2024 - 18:55
 0
FOTO/ Identifikohen dy nga katër dhunuesit që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e dy nga katër autorët e dyshuar që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, paraditen e sotme.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar me mjete të forta nga tre persona mëngjesin e sotëm, pasi ka lënë vajzën në kopësht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç shihet edhe në foto, dy autorët e dyshuar janë duke vrapuar pasi kanë dhunuar avokatin. Aktualisht avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në Spitali e Traumës në Tiranë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.