FOTO / Iranianët festojnë në shesh për sulmin ndaj Izraelit

Pas sulmit me raketa dhe dronë të Iranit mbi Izrael, turma njerëzish kanë festuar në Teheran. Imazhet e përhapura në mediat sociale tregojnë grupe njerëzish që valëvitin flamujt iranianë dhe palestinezë teksa mblidhen në shesh në mes të natës. Garda Revolucionare e Iranit kishte konfirmuar disa orë më parë se një sulm ishte nisur kundër […]

Prill 14, 2024 - 10:45
 0
FOTO / Iranianët festojnë në shesh për sulmin ndaj Izraelit

Pas sulmit me raketa dhe dronë të Iranit mbi Izrael, turma njerëzish kanë festuar në Teheran. Imazhet e përhapura në mediat sociale tregojnë grupe njerëzish që valëvitin flamujt iranianë dhe palestinezë teksa mblidhen në shesh në mes të natës.

Iranianët festojnë në shesh për sulmin ndaj Izraelit

Garda Revolucionare e Iranit kishte konfirmuar disa orë më parë se një sulm ishte nisur kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin e 1 prillit në konsullatën e tij në Damask, ku mbeti i vrarë një komandant ushtarak iranian.

Iranianët festojnë në shesh për sulmin ndaj Izraelit

Sulmi i paprecedentë dhe hakmarrës i Iranit shënon herën e parë që ai ka shënjestruar Izraelin drejtpërdrejt nga toka e tij

Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthime të forta u dëgjuan mbi Jerusalem, me sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan objekte mbi qytet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.