FOTO- Izraeli hyn në Rripin e Gazës nga toka/ Tanket gati për sulm

Izraeli ka vijuar ndërhyrjen tokësore në Rripin e Gazës.   Sipas fotove që janë publikuar në median italiane TGcom24, shihen tanket që i

Tetor 28, 2023 - 13:30
 0
FOTO- Izraeli hyn në Rripin e Gazës nga toka/ Tanket gati për sulm

Izraeli ka vijuar ndërhyrjen tokësore në Rripin e Gazës.

 

Sipas fotove që janë publikuar në median italiane TGcom24, shihen tanket që i janë drejtuar Rripit, për të vijuar luftën e nisur kundër Hamasit.

 

Sipas të dhënave  nga ushtria izraelite u goditen të paktën 150 tunele nëntokësore, të cilat përdoren nga Hamasi për t’u fshehur dhe për të sulmuar. Në operacion morën pjesë të paktën 100 avionë luftarakë.

 

Izraeli ka shkatërruar linjat e komunikimit dhe ka lënë territorin e rrethuar të Gazës, që banohet prej 2.3 milionë palestinezësh, pa energji elektrike.

 

Sulmet nuk kanë kursyer as spitalet, ndërsa OBSH ka ngritur alarmin, pasi nuk ka mundur të kontaktoj me stafin e saj në Gaza.

 

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.