FOTO/ Kaloi nga Shqipëria e fshehur në bidona, kapet sasi e madhe droge në Greqi

Një mënyrë të “veçantë” kanë zgjedhur kësaj rradhe trafikantët për të transportuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria drejt Greqisë. Operacioni është zhvilluar nga policia e Selanikut në zonën e Diavaton, në një parking furgonësh. Policia greke ka ushtruar kontroll në një automjet, ku brenda të cilit ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin […]

Dhjetor 15, 2023 - 10:53
 0
FOTO/ Kaloi nga Shqipëria e fshehur në bidona, kapet sasi e madhe droge në Greqi

Në pranga ra drejtuesi i automjetit 49 vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58 vjeç, të dy shtetas shqiptarë. Policia greke ushtroi kontroll në banesën e 49 vjeçarit në zonën e Sikeon, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motoçikletë, 143 gramë lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime faramceutike.

Nga hetimet rezulton se 58 vjeçari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi ndërsa 49 vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi.

Nga verifikimi rezulton se 58 vjeçari shqiptar rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge.

Prej fillimi te vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.