FOTO / Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën Gavin Rossdale?

Nuk kanë kaluar shumë muaj që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën  e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Gavin Rossdale dhe Xhoana Xheneti Megjithatë, media “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e  këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën […]

Maj 14, 2024 - 14:55
 0
FOTO / Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën Gavin Rossdale?

Nuk kanë kaluar shumë muaj që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën  e tij shqiptare Xhoana Xheneti.

Gavin Rossdale dhe Xhoana Xheneti

Megjithatë, media “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e  këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve.

Stefani dhe Rossdale në vitin 2005

Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani edhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura. Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.