FOTO/ Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet më 2 shtator, Basha zbulon logon e re

Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar. Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali […]

Gusht 28, 2023 - 13:24
 0
FOTO/ Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet më 2 shtator, Basha zbulon logon e re

Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.

5 ditë para mbledhjes së Kuvendit janë zbuluar disa detaje. I pari që u zbulua ishte logo e Kuvendit.

E publikuar fillimisht nga Basha dhe më pas nga të gjithë deputetët mbështetës të tij, logo përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendi i mbajtjes së Kuvendit, ndryshe nga herët e mëparshme do të jetë Pallati i Sportit Asllan Rusi që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë sa i takon vendimmarrjeve të këtij Kuvendi, më të rëndësishme kanë të bëjnë me ndryshimet statuore, pritet të rishkruhen nenet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partisë.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.