FOTO/ Ky është autori i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi

Personi që shihni në foto është Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi. Burime për gazetatarin e Vizion Plus,

Qeshor 6, 2024 - 17:50
 0
FOTO/ Ky është autori i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi

Personi që shihni në foto është Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Burime për gazetatarin e Vizion Plus, Esido Barkaj,  bëjnë me dije se Nevruzi dhe Shehu kanë patur marrdhënie miqësore me njëri tjetrin. Kohët e fundit ata kishin bërë plane për të inevstuar në biznes sëbashku.

Nevruzi punonte si recepsionist në hotelin e vjehrrës së Geraldo Shehut, i cili pak kohë më aprë ishte kthyer nga Anglia. Policia dyshon se është një vrasje ajo që ka ndodhur në Dhërmi, pasi sipas dëshmive janë dëgjuar dy të shtëna me armë.

Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 43 vjeçari. Trupi i viktimës Eraldo Nevruzi ende nuk është gjetur nga policia.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.