FOTO-LAJM/ Nisin ‘firot’ tek bashkimi Bardhi-Berisha, në takimin e dytë shumë më pak deputetë!

Sot Gaz Bardhi dhe Sali Berisha po zhvillojnë takimin e dytë me deputetët, por me sa duket kane nisur ‘firot’ e para. Ajo që bie në sy është se numri i deputetëve është më i pakët sesa në takimin e parë, çka paralajmeron uljen e ketij numri jave pas jave. Në takimin e parë morën […]

Shtator 13, 2023 - 17:50
 0
FOTO-LAJM/ Nisin ‘firot’ tek bashkimi Bardhi-Berisha, në takimin e dytë shumë më pak deputetë!

Sot Gaz Bardhi dhe Sali Berisha po zhvillojnë takimin e dytë me deputetët, por me sa duket kane nisur ‘firot’ e para.

Ajo që bie në sy është se numri i deputetëve është më i pakët sesa në takimin e parë, çka paralajmeron uljen e ketij numri jave pas jave.

Në takimin e parë morën pjesë 43 deputetë, tek i dyti janë rreth 30 deputetë.

Ndërkohë është konstatuar dhe bojkoti që deputetët i bënë Berishës në takimin hapës të fushatës në Kukës.

Në takimin me dyer të mbyllura do të diskutohet për qëndrimin që do të kenë këta deputetë ditën e nesërme në seancën parlamentare.

Gjithashtu mësohet se deputetët do të diskutojnë edhe për kërkesat që ata do të bëjnë për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.

Ata pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.

Pjesë e takimit janë edhe Berisha me Bardhin, por edhe aleatët e PD që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.