FOTO/ Lejonte kalimin e kanabisit në Kapshticë, ja kush është shefi i policisë së Kufirit në Korçë që bashkëpunonte me trafikantët

Stiljan Pasho, kryekomisari të policisë së kufirit në Korçë, i cili akuzohet se ka lejuar kalimin e Lorenco Likës me 26 kg kanabis të fshehura në bagazhin e makinës që drejtonte. Ka qenë vetë Stiljan Pasho ai i cili ka hipur në makinën tip “Passat” që drejtohej nga Lorenco Lika dhe ka kaluar kufirin bashkë […]

Nëntor 30, 2023 - 20:26
 0
FOTO/ Lejonte kalimin e kanabisit në Kapshticë, ja kush është shefi i policisë së Kufirit në Korçë që bashkëpunonte me trafikantët

Stiljan Pasho, kryekomisari të policisë së kufirit në Korçë, i cili akuzohet se ka lejuar kalimin e Lorenco Likës me 26 kg kanabis të fshehura në bagazhin e makinës që drejtonte.

Ka qenë vetë Stiljan Pasho ai i cili ka hipur në makinën tip “Passat” që drejtohej nga Lorenco Lika dhe ka kaluar kufirin bashkë me të për t’u siguruar mbi kalimin e drogës. Pasho ka qenë pasagjer në automjet dhe sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht.

Ndërsa efektivët e policisë të Drejtorisë së Kufirit Korçë, kanë deklaruar se Stiljan Pasho u bënte presion për të mos kontrolluar mjetin që transportonte drogë. Burime për Report Tv pranë AMP bëjnë me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe 1 vit më parë në mjet me Lorenco Likën, dhe një person tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.

Për lajmin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili nëpërmjet një reagimi përgëzon Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për punën e bërë me reagimin e kryekomisarit. Ai shprehet me tej se me drejtuesin e ri të AMP-së shpreson se do të forohet bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.