FOTO/ Me kapele dhe duke vrapuar, publikohen pamjet e dy autorëve që dyshohet se dhunuan avokatin e Berishës

Media ka siguruar foton e dy, prej 3 autorëve, të cilët sulmuan me mjete të forta, mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Sokol Dema ka siguruar foton e autorëve të cilët po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit. Ato janë të veshur me të zeza dhe me […]

Maj 29, 2024 - 18:05
 0
FOTO/ Me kapele dhe duke vrapuar, publikohen pamjet e dy autorëve që dyshohet se dhunuan avokatin e  Berishës

Media ka siguruar foton e dy, prej 3 autorëve, të cilët sulmuan me mjete të forta, mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Sokol Dema ka siguruar foton e autorëve të cilët po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit. Ato janë të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.

Deri tani dy persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës si të dyshuar për dhunën ndaj avokatit.

Për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, policia e Tiranës pritet të dalë me një konferencë për mediat në orën 18:00./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.