FOTO / Me pushkë dhe 130 fishekë, arrestohet 18-vjeçari në Bulqizë, në kërkim shoku

Policia e Bulqizës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar. Ndërkohë 21-vjeçari, i cili drejtonte makinën është shpallur në kërkim. “Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar,  ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve  ( pasagjer)  shtetasin  K.S., […]

Qeshor 8, 2024 - 12:20
 0
FOTO / Me pushkë dhe 130 fishekë, arrestohet 18-vjeçari në Bulqizë, në kërkim shoku

Policia e Bulqizës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar. Ndërkohë 21-vjeçari, i cili drejtonte makinën është shpallur në kërkim.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar,  ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve  ( pasagjer)  shtetasin  K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit  shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen  e tij”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.