FOTO/ Momenti kur Rei Meta dhe Armando Meshau konfliktohen me grushte. ‘Mos më ngri zërin’, si nisi debati në Vlorë që përfundoi me një viktimë

Sherri për pronën në Vlorë i mori jetën 55-vjeçarit Armando Meshau. Jane raportuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Sipas informacioneve të siguruara, theksohet se viktima dhe autori kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit që dyshohet se do të printonin dokumentet. Por më […]

Gusht 8, 2023 - 15:30
 0
FOTO/ Momenti kur Rei Meta dhe Armando Meshau konfliktohen me grushte. ‘Mos më ngri zërin’, si nisi debati në Vlorë që përfundoi me një viktimë

Sherri për pronën në Vlorë i mori jetën 55-vjeçarit Armando Meshau. Jane raportuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Sipas informacioneve të siguruara, theksohet se viktima dhe autori kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit që dyshohet se do të printonin dokumentet.

Por më pas bisedimet kanë agravuar, sipas deklaratave të autorit, viktima e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

‘Edhe viktima edhe autori së bashku kanë ecur në afërsi të gjykatës dhe kanë hyrë ne qendrën e internetit. Viktima i ka thënë se duhet të printonin një material, pasi kanë hyrë brenda kanë folur dhe debatuar për vendin dhe pjesën e printimit të dokumentit.

Duket se viktima nuk kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti. Në momentin që kanë qenë duke folur, viktima ka ngritur zërin dhe autori i është kundërpërgjigjur; ‘mos më ngri zërin’ dhe më pas situata ka agravuar. Duket se usb apo ndoshta dokumenti mungonte dhe kjo ka sjellë.

Kanë mbërritur nga një zyrë noteri në këtë qendër dhe viktima i ka thënë autorit se nëpërmjet usb do t’i mundësonte dokumentin. Viktima një ish-polici, tashmë punonte si ndërmjetës”, raportoi ndër të tjera gazetari.

Ndërkohë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku është fokusuar i gjithë momenti. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar edhe diskutimi mes tyre.

Nderkohe qe kjo është fotoja nga sherri i djeshëm që i mori jetën 55-vjeçarit Armando Meshau në Vlorë.

Meshau dhe Rei Meta u zunë në një qendër interneti. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 11:45 në lagjen “Hajro Çakërri”.

Meta ka deklaruar në polici se sherri mes tyre nisi për shkak të një mosmarrëveshje për pronësinë e një apartamenti të një pallati të ndërtuar nga viktima.

Ai është shprehur se nuk donte ta vriste 55-vjeçarin dhe se gjithçka ishte aksidentale. Autori rezulton të jetë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti./m.j

FOTO/ Momenti kur Rei Meta dhe Armando Meshau konfliktohen me grushte. 'Mos më ngri zërin', si nisi debati në Vlorë që përfundoi me një viktimë

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.