FOTO / Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe zëvendësohen me dritat LED

Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED. Lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale nënvizon se ndriçimi i ri do të ndihmojë në cilësinë e shikueshmërinë. “MIRËMËNGJES. Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po […]

Prill 25, 2024 - 10:20
 0
FOTO / Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe zëvendësohen me dritat LED

Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED.

Lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale nënvizon se ndriçimi i ri do të ndihmojë në cilësinë e shikueshmërinë.

“MIRËMËNGJES. Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED , të cilat ndihmojnë në cilësinë e shikueshmërisë dhe në kursimin e energjisë. Super”, shkruan Veliaj.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.