FOTO/ Pamjet e automjetit të djegur, dyshohet se u përdor në masakrën e Rrëshenit

Këto janë pamjet e automjetit që u gjet i djegur në fshatin Gëziq të Mirditës, disa momente pas atentatit me një viktimë dhe

Shtator 26, 2023 - 13:55
 0
FOTO/ Pamjet e automjetit të djegur, dyshohet se u përdor në masakrën e Rrëshenit

Këto janë pamjet e automjetit që u gjet i djegur në fshatin Gëziq të Mirditës, disa momente pas atentatit me një viktimë dhe tre të plagosur në qendër të qytetit të Rrëshenit.

 

Automjeti që shikoni në foto, dyshohet se është përdorur nga atentatorët, të cilët ekzekutuan më mbi 30 plumba, 62-vjeçarin, Martin Bardhi.

Gjithashtu të plagosur mbetën, Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi.

 

Në mjetin e autorëve ndodheshin 3 persona, dy prej të cilëve kanë gjuajtur me breshëri automatiku.

 

Policia nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.