FOTO/ Pluhuri saharian mbulon qiellin e Zvicrës

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke

Mars 30, 2024 - 19:00
 0
FOTO/ Pluhuri saharian mbulon qiellin e Zvicrës

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.

“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një reduktim shumë të qartë të dritës së diellit dhe dukshmërisë. Ka gjithashtu një rritje të përqendrimit të grimcave të imta”, thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.

Ndërsa rëra grumbullohet nën 3000 metra, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm, nga brigjet e liqenit të Gjenevës në pjesën tjetër të vendit.

AirCHeck, aplikacioni i lançuar nga kantonet për të ofruar të dhëna në kohë reale për cilësinë e ajrit në Zvicër, raporton se ndotja e ajrit është e lartë në një rreze nga jugperëndimi në verilindje të vendit.

Të premten, një erë e fortë jugore kishte bartur rërë nga Saharaja nga Afrika veriore në Zvicër. Saharaja është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Evropë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.