FOTO / Policia e Shtetit uron 1 Qershorin: Jemi pranë fëmijëve në çdo kohë

Policia e Shtetit ju ka uruar të gjithë fëmijëve “Gëzuar 1 Qershorin”. Në një njoftim për mediat, Policia thotë se në çdo moment, uniformat blu kujdesen për fëmijët duke punuar për të krijuar një ambient më të sigurtë që ata të jenë të lumtur. “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, ditën që rrezaton shkëlqim, vërtetësi […]

Qeshor 1, 2024 - 11:55
 0
FOTO / Policia e Shtetit uron 1 Qershorin: Jemi pranë fëmijëve në çdo kohë

Policia e Shtetit ju ka uruar të gjithë fëmijëve “Gëzuar 1 Qershorin”. Në një njoftim për mediat, Policia thotë se në çdo moment, uniformat blu kujdesen për fëmijët duke punuar për të krijuar një ambient më të sigurtë që ata të jenë të lumtur.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, ditën që rrezaton shkëlqim, vërtetësi dhe shpresë! Fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Sot është zyrtarisht dita ndërkombëtare e fëmijëve, por jozyrtarisht, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë iu takon atyre.

Në çdo moment Policia e Shtetit përkujdeset për ta, duke punuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë që fëmijët tanë të jenë të lumtur. Me reagimet dhe vlerësimet e tyre ne matim punën, sjelljen dhe synimet tona të përditshme.”

Policia e Shtetit uron dhe siguron prindërit dhe gjyshërit, se punonjësit e Policisë janë pranë nxënësve në çdo kohë përmes paketës së sigurisë në shkolla, aktiviteteve dhe orëve mësimore në interes të edukimit dhe sigurisë së fëmijëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.