FOTO/ Politikania serbe e shpallur “non-grata” ‘shkel’ tokën shqiptare dhe ngre alarmin në Veri të Kosovës: Kush e di qëllimin…!

Politikania e njohur serbe, Milica Stemenkovski ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe pse është shpallur prej vitesh person “non grata” nga Prishtina zyrtar. Milica Stemenkovski, një politikane serbe së cilës i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, ka publikuar një foto ku thotë se ndodhet në veri të vendit. Ajo deklaron […]

Nëntor 25, 2023 - 20:15
 0
FOTO/ Politikania serbe e shpallur “non-grata” ‘shkel’ tokën shqiptare dhe ngre alarmin në Veri të Kosovës: Kush e di qëllimin…!

Politikania e njohur serbe, Milica Stemenkovski ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe pse është shpallur prej vitesh person “non grata” nga Prishtina zyrtar.

Milica Stemenkovski, një politikane serbe së cilës i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, ka publikuar një foto ku thotë se ndodhet në veri të vendit.

Ajo deklaron se ka hyrë në Kosovë në rrugë tokësore, pa u identifikuar nga ana e autoriteteve të Prishtinës. “Kush e di qëllimin i njeh rrugët”,- shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

“Kush e di qëllimin i njeh rrugët”, politikania serbe e

Autoritet e Prishtinës nuk kanë reaguar për këtë rast. Ndërkohë në mediat serbe i është bërë jehonë shkeljes së kufirit të Kosovës nga një politikane 30-vjeçare ka i rënë në sy institucioneve të sigurisë kufitare të Prishtinës.

Pas vizitës së pretenduar në territorin e Kosovës, ajo ka publikuar një video nga një fshat kufitar në Serbi, ku akuzon shqiptarët për krime dhe terrorizëm.

Stemenkovski, është kryetarja e një partie ultra nacionaliste që bën thirrje për të marrë sërish Kosovën. Sloganet e partisë së saj në këtë fushatë elektorale janë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.