FOTO/ Punimet në DRSHTRR Durrës drejt përfundimit, Rama: Transformim rrënjësor estetik dhe funksional

Rikonstruksioni i Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite foto nga rikonstruksioni i godinës, ku nënvizon se ndryshimi estetik dhe funksionaliteti i godinës ka pësuar një transformim rrënjësor. “Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i […]

Shtator 18, 2023 - 17:01
 0
FOTO/ Punimet në DRSHTRR Durrës drejt përfundimit, Rama: Transformim rrënjësor estetik dhe funksional

Rikonstruksioni i Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite foto nga rikonstruksioni i godinës, ku nënvizon se ndryshimi estetik dhe funksionaliteti i godinës ka pësuar një transformim rrënjësor.

“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale”, ka shkruar Rama./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.