FOTO/ Rama: Pas Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës, ka nisur puna për t’i rikthyer shkëlqimin kalasë së Lezhës

Kalaja Mesjetare e Lezhës do ofroj një pamje tjetër gjatë natës. Projekt që ka hyrë në fazën përfundimtare parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë se Lezhës. Kryesisht do te jene ne vëmendje ndriçimi i mureve te jashtme dhe i objekteve te brendshme me vlera arkitektonike, si dhe […]

Shtator 7, 2023 - 16:40
 0
FOTO/ Rama: Pas Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës, ka nisur puna për t’i rikthyer shkëlqimin kalasë së Lezhës

Kalaja Mesjetare e Lezhës do ofroj një pamje tjetër gjatë natës. Projekt që ka hyrë në fazën përfundimtare parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë se Lezhës.

Kryesisht do te jene ne vëmendje ndriçimi i mureve te jashtme dhe i objekteve te brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë.

Duke pasur parasysh madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi, projekti parashikon një metode precize për pozicionimin e pajisjeve të ndriçimit, të përbashkët për shumicën e fortifikimeve të përfshira në ndërhyrje si në Shkodër, Berat, Gjirokastër.
Kryeministri Edi Rama ndau foto nga puna që ka nisur në këtë kala, teksa shprehet se: “Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.