FOTO/ Sauku “nën rrethim”, policia vijon kërkimin e Eljon Hatos

Zona e Saukut është rrethuar nga forca të shumta policie, pasi aty mendohet se është fshehur miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato. Burime

Mars 15, 2024 - 20:35
 0
FOTO/ Sauku “nën rrethim”, policia vijon kërkimin e Eljon Hatos

Zona e Saukut është rrethuar nga forca të shumta policie, pasi aty mendohet se është fshehur miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato.

Burime për Vizion Plus bënë me dije më herët se rrethimi i zonës u bë menjëherë pasi u konstatua se aty ishte duke lëvizur makina e Eljon Hatos.

Hato dyshohet se ka dalë nga makina dhe është larguar me vrap duke shfrytëzuar dhe errësirën për tu fshehur në një nga pallatet e zonës.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Vizion Plus, janë disa makina policie, si dhe efektivë të shumtë që kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e Elon Hatos.

Kush është Eljon Hato

Elton Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”, u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal.

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014

Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit. Por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë.

Çfarë e shtyu Eljon Haton të paguante për kokën e mjekut?

Në 2015-ën, djali i doktorit Agron Terrolli, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato. Policia u përqendrua asokohe në pistën e një hakmarrjeje të mundshme të Hatos ndaj djalit të mjekut. Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej kohësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.