FOTO/ Si ndodhi grabitja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, autori i maskuar kërcënoi me armë lodër, policia jep detaje

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me grabitjen e këmbimit valutor mbrëmjen e kësaj të enjteje, në zonën e Kombinatit në

Shkurt 22, 2024 - 21:35
 0
FOTO/ Si ndodhi grabitja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, autori i maskuar kërcënoi me armë lodër, policia jep detaje

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me grabitjen e këmbimit valutor mbrëmjen e kësaj të enjteje, në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, ku autori ka hyrë i maskuar në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një arme pistoletë ka grabitur një shumë parash.

Autori shfaqet i veshur me jelek jeshil dhe bluzë të kuqe, teksa gjatë largimit i ka rënë arma lodër.

Nuk dihet ende shuma e parave që ka arritur të grabisë. Ndërkohë policia është në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.