FOTO/ Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, këta janë personat e arrestuar

Personat që shikoni në foto janë të arrestuarit në kuadër të operacionit “Transportuesi 2”, gjatë të cilit u sekuestruan 10 armë zjarri. Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi ranë në prangat e policisë, të katërt nga Kosova. Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. […]

Maj 24, 2024 - 11:20
 0
FOTO/ Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, këta janë personat e arrestuar

Personat që shikoni në foto janë të arrestuarit në kuadër të operacionit “Transportuesi 2”, gjatë të cilit u sekuestruan 10 armë zjarri.

Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi ranë në prangat e policisë, të katërt nga Kosova.

Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Trafiqet e Tiranës prej 7 muajsh i kishin në përgjim. Blerim dhe Muhamed Krasniqi, kushërinjë, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjell armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.