FOTO/ U la në arrest shtëpie për vrasjen e kunatit, vajzat e shqiptarit shpërthejnë në lot sapo gjykata shpall vendimin

Vajzat e babait shqiptar që vrau kunatin e tij Erion Pelivani në Greqi pasi abuzoi me vajzën e tij të vogël, kanë qenë të pranishme në sallën e gjyqit që po zvillohej për të. Të bijat shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës greke për ta lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin. 0-vjeçari shqiptar, i cili vrau kunatin […]

Janar 15, 2024 - 16:36
 0
FOTO/ U la në arrest shtëpie për vrasjen e kunatit, vajzat e shqiptarit shpërthejnë në lot sapo gjykata shpall vendimin

Vajzat e babait shqiptar që vrau kunatin e tij Erion Pelivani në Greqi pasi abuzoi me vajzën e tij të vogël, kanë qenë të pranishme në sallën e gjyqit që po zvillohej për të.

Të bijat shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës greke për ta lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin.

0-vjeçari shqiptar, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, është lënë në arrest shtëpie. Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.

Në dëshminë e tij të dhënë në gjyq, 50 vjeçari shqiptar tha se nuk kishte dashur të vriste kunatin e tij Erion Pelivani, 33 vjeç por ta bënte të rrëfente se kishte përdhunuar të bijën që në moshën 9 vjeçare. Ai sqaroi se në momentin kur kishte ndjerë se viktima mund ta çarmatoste, kishte qëlluar instiktivisht pa menduar më gjatë.

“Nuk kisha ndërmend të qëlloja askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, citohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.