FOTO & VIDEO / “Kam dashur gjithnjë të bëhem maniak”, Kozak e paralajmëroi masakrën në Çeki

Policia në Pragë po heton një lidhje të mundshme mes autorit të masakrës së djeshme dhe një sërë mesazhesh me përmbajtje dhune në gjuhën ruse në “Telegram”. 24 vjeçari David Kozak, hapi zjarr nga kati i katërt i një ndërtese pranë universitetit “Charles”. Mediat e huaja shkruajnë se armën me të cilën vrau 14 persona e plagosi […]

Dhjetor 22, 2023 - 09:26
 0
FOTO & VIDEO / “Kam dashur gjithnjë të bëhem maniak”, Kozak e paralajmëroi masakrën në Çeki

Policia në Pragë po heton një lidhje të mundshme mes autorit të masakrës së djeshme dhe një sërë mesazhesh me përmbajtje dhune në gjuhën ruse në “Telegram”.

24 vjeçari David Kozak, hapi zjarr nga kati i katërt i një ndërtese pranë universitetit “Charles”. Mediat e huaja shkruajnë se armën me të cilën vrau 14 persona e plagosi 25 të tjerë e kishte të ligjshme.

Kozak është po ashtu i dyshuar se ka vrarë dhe dy persona të tjerë javën e shkuar, në pyll.

Studenti i cili ka shkaktuar masakrën më të tmerrshme në historinë e Republikës Çeke, i kishte dhënë sinjalet më parë. Bazuar në hetimet e deritanishme ai kishte paralajmëruar në Telegram se kishte dashur gjithnjë të kryente një vrasje masive. Në një nga mesazhet e shumta të kësaj natyre, David shkruante më 10 Dhjetor të këtij viti se inspirimi i tij ishte Alina Afanaskina. Kjo e fundit, një vajzë ruse hapi zjarr ndaj shokëve të klasës pak kohë më parë.


“Jam inspiruar shumë nga Alina…tej mase. Ajo vrau vetëm dy nxënës, sigurisht nuk janë shumë. Gjithnjë kam dashur të bëhem një maniak në të ardhmen”, thuhej në mesazh.

Por kjo ngjarje horror nuk është vetëm kaq. Policia atje ka dyshime se David ka vrarë dhe babain e tij në ditë para kësaj ngjarjeje. Po ashtu, mendohet se ai u ka marrë jetën një burri dhe vajzës së tij të porsalindur në 15 Dhjetor.

E çuditshmja është se ai ishte ekselent në mësime me asnjë rekord kriminal të mëparshëm. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shtyrë të riun të kryejë akte të tilla çnjerëzore. Duke qenë se David vdiq gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët, motivi do mbetet gjithnjë një mister…

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.