FOTO/ Vranë boksierin shqiptar, këta janë autorët, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ku mbeti i vrarë boksieri shqiptar Besar Nimani. Ai u

Mars 12, 2024 - 16:00
 0
FOTO/ Vranë boksierin shqiptar, këta janë autorët, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ku mbeti i vrarë boksieri shqiptar Besar Nimani. Ai u qëllua në rrugë, teksa ishte duke dalë nga një restorant.

Personat që shini në foto, të identifikuar si Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë autorët shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

“Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruhet në mediat gjermane.

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Vëllai i ish boksierit përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varrezat e myslimanëve”, ka shkruar Berati

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.