FOTO/ Vrau me plumb pas koke bashkëatdhetarin e tij, kush është autori i dyshuar për ekzekutimin e 51-vjeçarit shqiptar!
I dyshuari për vrasjen e Alekandër Zakës pasditen e së shtunës (12 gusht) në ishullin grek të Salaminës raportohet se është një shtetas shqiptar. Sipas Protothema.gr, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit. Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe […]
I dyshuari për vrasjen e Alekandër Zakës pasditen e së shtunës (12 gusht) në ishullin grek të Salaminës raportohet se është një shtetas shqiptar.
Sipas Protothema.gr, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.
Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është “zhdukur” prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.
51-vjeçari nga Lushnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës i qëlluar me plumb në kokë.
“Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar.
Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij”, thanë burimet për median greke./m.j
What's Your Reaction?