FOTO+EMRI/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 30-vjeçarit shqiptar në Itali! Në 2016 i riu ishte arrestuar për trafik droge

Një aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars, në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçar shqiptar Dhurim Shini, është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë. Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin […]

Mars 19, 2024 - 20:40
 0
FOTO+EMRI/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 30-vjeçarit shqiptar në Itali! Në 2016 i riu ishte arrestuar për trafik droge

Një aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars, në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçar shqiptar Dhurim Shini, është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë.

Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin e të riut shqiptar, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërsa makina tjetër që u përfshi në aksident me të cilën udhëtonin dy femra, u dëmtua keq dhe të gratë u dëmtuan rëndë dhe u dërguan në spital.

Mediat italiane shkruajnë se përveç 118 punonjësve të shëndetësisë, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe policia lokale, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Rruga u mbyll përkohësisht për qarkullimin për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.

Po kush ishte Dhurim Shini?

Në vitin 2016 Shini u arrestua (në atë kohë ishte 22 vjeç) së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.