FOTO/Ja si do duket projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës

Sot u prezantua projekti i kampusit sportive të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës. Të pranishëm në eventin që u organizua nga “Dyrrah City Football Academy” ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Çfarë ra në sy gjatë prezantimit, ishte sjellja e trofeve të fituara sezonin e kaluar nga […]

Prill 17, 2024 - 22:30
 0
FOTO/Ja si do duket projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës

Sot u prezantua projekti i kampusit sportive të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës.

Të pranishëm në eventin që u organizua nga “Dyrrah City Football Academy” ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

Çfarë ra në sy gjatë prezantimit, ishte sjellja e trofeve të fituara sezonin e kaluar nga klubi anglez si Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA World Cup.

Ashtu siç është shpjeguar edhe më herët nga vetë kryeministri Edi Rama, projekti që pritet të jetë gati brenda një viti ka të bëjë me një investim të rëndësishëm ku të gjithë talented do të kenë kushtet më të mira për të treguar veten dhe për të arritur një zhvillim sa më të madh në aspektin profesional.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.