FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë

Atmosfera e Pashkëve edhe këtë vit si gjithnjë në Pukë, bënë bashkë katolikë e myslimanë, teksa urojnë dhe shkëmbejnë dhurata në raste të tilla, si simbol i bashkëjetesës, model në mesin e dy komuniteteve. E këtë traditë të bukur ndër shekuj tashmë po e perforcojnë dhe emigrantët, që dergojnë dhurata për vëllezërit e tyre në […]

Mars 30, 2024 - 20:40
 0
FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë

Atmosfera e Pashkëve edhe këtë vit si gjithnjë në Pukë, bënë bashkë katolikë e myslimanë, teksa urojnë dhe shkëmbejnë dhurata në raste të tilla, si simbol i bashkëjetesës, model në mesin e dy komuniteteve.

E këtë traditë të bukur ndër shekuj tashmë po e perforcojnë dhe emigrantët, që dergojnë dhurata për vëllezërit e tyre në raste festash.

I tillë është dhe Lulzim Cina, emigrant pukjan në Greqi. Edhe pse ai i përket besimit mysliman, dërgon dhurata për vëllezërit e tij katolik me rastin e Pashkëve.

Në këtë prag feste, nisma të tilla e shtojnë edhe me atmosferën e festave dhe shtojnë gëzimin tek të gjithë shqiptarët, që gjithnjë janë lindur e rritur me shprehjen Bajram e Pashkë i kemi bashkë.

Në Pukë, ndihma e emigrantëve sa vjen e zgjerohet nga viti në vit, teksa ata tregojnë se dhe pse larg nuk harrojnë vendlindjen dhe bashkëvendasit që lanë pas.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.