FOTO/Mbyllen qendrat e votimit në veri

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në komunat veriore, ku për 12 orë u votua pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve. Një numër i vogël i qytetarëve në komunat veriore shfrytëzoi të dielën mundësinë për të votuar pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve. Qendrat e votimit në katër komunat janë hapur nga ora […]

Prill 21, 2024 - 19:35
 0
FOTO/Mbyllen qendrat e votimit në veri

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në komunat veriore, ku për 12 orë u votua pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve.

Një numër i vogël i qytetarëve në komunat veriore shfrytëzoi të dielën mundësinë për të votuar pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve.

Qendrat e votimit në katër komunat janë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit.

Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të këtij votimi.

Kryetarët shqiptarë të komunave në veri i morën mandatet në prill të vitit të shkuar nëpërmjet zgjedhjeve që po ashtu janë bojkotuar nga serbët, me thirrjen nga Lista Serbe.

Për t’i shkarkuar kryetarët duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.

Dalja deri në ora 11:00 ka qenë shumë e ulët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.