FOTOT/ Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe pastrimin e tyre. Grupet e punës janë përqendruar në rrugët “Seit Bathorja”, “Budi”, “Dhimitër Kamarda”, “Shemsi Haka”, etj, për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet. Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen […]

Tetor 30, 2023 - 16:10
 0
FOTOT/ Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe pastrimin e tyre. Grupet e punës janë përqendruar në rrugët “Seit Bathorja”, “Budi”, “Dhimitër Kamarda”, “Shemsi Haka”, etj, për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet.

Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetareve ishin objekt i ndërhyrjes, që do të vijojë dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në këtë aksion, policia bashkiake u mbështet edhe nga Punëtorët e Qytetit. Me mjetet e kësaj të fundit u larguan të gjitha materialet e përdorura për zaptimin e hapësirave publike./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.