FOTOT/ Dy trafikantët shqiptarë me avion të vogël e ‘punishte pasaportash’ sillnin dhjetra emigrantë ilegalë në Angli

Mediat britanike shkruanin sot se dy shqiptarë që zotëronin një “fabrikë printimi dokumentesh të rreme” u merrnin emigrantëve 10,000 paundë për t’i sjellë ilegalisht në Angli me avionë të vegjël, në rast se dështonte kalimi ilegal me maune. Myrteza Hilaj, 50 vjeç, dhe Kreshnik Kadena, 37, që jetojnë në Leyton, në lindje të Londrës, u […]

Maj 18, 2024 - 16:25
 0
FOTOT/ Dy trafikantët shqiptarë me avion të vogël e ‘punishte pasaportash’ sillnin dhjetra emigrantë ilegalë në Angli

Mediat britanike shkruanin sot se dy shqiptarë që zotëronin një “fabrikë printimi dokumentesh të rreme” u merrnin emigrantëve 10,000 paundë për t’i sjellë ilegalisht në Angli me avionë të vegjël, në rast se dështonte kalimi ilegal me maune.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç, dhe Kreshnik Kadena, 37, që jetojnë në Leyton, në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë për shkelje të ligjeve të emigracionit, duke transportuar emigrantë ilegalë me avionë të vegjël nga veriu i Francës në një aerodrom në Essex, deri para se policia të zbulonte operacionet dhe të regjistronte takimet e tyre në një bar.

Autoritetet thonin se të paktën dhjetë udhëtime të shqiptarëve ilegalë në vitet 2016 e 2017 kishin lidhje me Hilaj, tre prej të cilëve kishin ardhur me avion të vegjël, ndërsa të tjerët të fshehur në karrocerinë e kamionëve të mallrave.

Kadena duket se ishte ndihmës i të parit, që organizonte kalimet e emigrantëve me avionët e vegjël.

Dyshja u dënuan një total prej pesë vitesh burg, tha agjencia vendase e krimit NCA.

Zyrtarët nuk cilësonin kohën e dënimit të secilit prej trafikantëve shqiptarë, megjithse policia kishte shpenzuar vite në ndjekje të grupit të organizuar që punonte me trafikun e emigrantëve, pastrimin e parave të trafikut, trafik drogash dhe prodhim dokumentesh të falsifikuara.

Piloti i grupit ngrihej fillimisht nga aerodromi North Weald në veri të Londrës dhe fluturonte drejt veriut të Francës për të marrë tre ose katër emigrantë drejt Anglisë në çdo rrugë.

Më pas ai ulej në Stapleford Aerodrome, ku emigrantët priteshin nga Kadena.

Emigrantët kryesisht shqiptarë paguanin secili £10,000′ për udhëtimin dhe disa qindra paundë të tjera për dokumentet e falsifikuara, thanë autoritetet.

Hilaj, i cili ka ardhur në Britani prej viteve 1990, ka qenë më parë menaxher restoranti dhe punonjës sigurie, ndërsa tani furnizonte emigrantët me dokumente të rreme.

Hilaj e Kadena janë arrestuar në adresat e tyre prej vitit 2017, bashkë me pilotin britanik David Green dhe bashkëpunëtorin Edward Buckley, ky i fundit i burgosur në Francë në 2017.

Policia tha se dyshja kërkonin gjithashtu të rekrutonin shoferë kamionësh për transport emigrantësh pas zbulimit të shënimeve të kontaktit që ata linin në xhamin e automjeteve të tyre.

Hilaj e Kadena janë vetëm disa nga trafikantët e këtij lloji operacionesh në Angli, teksa  dhe Sergiy Mykhaylov, 43-vjeçar ukrainas, është kapur me një fabrikë masive dokumentesh të rreme ku prodhonte karta false identiteti dhe leje pune për emigrantët./DailyMail/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.