FOTOT/ E ‘rriti’ vetë, priti sa të mbushte moshën, ish-sulmuesi i Liverpool martohet me një 18 vjeçare

Ish-sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane është martuar me të dashurën e tij 18-vjeçare Aisha Tamba në një ceremoni private në shtetin e tij, Senegal. Dasma besohet të jetë zhvilluar më 7 janar në Keur Massar, një zonë në kryeqytetin Dakar, vetëm gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës më 13 janar. Mësohet […]

Janar 9, 2024 - 20:40
 0
FOTOT/ E ‘rriti’ vetë, priti sa të mbushte moshën, ish-sulmuesi i Liverpool martohet me një 18 vjeçare

Ish-sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane është martuar me të dashurën e tij 18-vjeçare Aisha Tamba në një ceremoni private në shtetin e tij, Senegal.

Dasma besohet të jetë zhvilluar më 7 janar në Keur Massar, një zonë në kryeqytetin Dakar, vetëm gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës më 13 janar.

Mësohet se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe kolegë futbollistë.

Sipas mediave të huaja, Aisha ‘ishte menduar prej kohësh për futbollistin 31-vjeçar që nga vitet e saj të adoleshencës’ edhe pse nuk dihet saktësisht se sa kohë kanë qenë në lidhje. Mosha ligjore e pëlqimit në Senegal është 16 vjeç.

Gjithashtu është raportuar nga Pulse Sports se ish-ylli i Liverpool ishte kujdesur për faturat e saj kur ishte në shkollë. Ndërsa pasi kjo e fundit mbushi 18 vjeç sulmuesi zyrtarizoi martesën me të.

Gjatë kohës së tij në Liverpool, Mane nuk kishte shpallur publikisht ndonjë marrëdhënie dhe e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen me Aishan Megjithatë, në vitin 2022, ai kishte folur për llojin e partneres me të cilin do donte të martohej.

“Kam parë shumë vajza që më pyesin pse nuk jam martuar, por më vjen keq që mund të humbisni kohën tuaj. Gruaja me të cilën do të martohem nuk do të jetë në rrjete sociale”, ka deklaruar Mane.

Mane u njoh me Ajshen për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, por për shkak se ishte e mitur, ai kurrë nuk e bëri lidhjen zyrtare./m.jfoto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.