FOTOT/ Helmohet gruaja e kreut të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, mediat lokale: Ndodhet në spital
Gruaja e Kreut të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës Kyrylo Budanov, Marianna Budanova është helmuar dhe është dërguar në spital pasi nuk u ndje mirë tha faqja e lajmeve Babel, duke cituar zyrtarë të inteligjencës. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës nuk i ka komentuar publikisht raportimet. Sipas raportimit të BBC, thuhet se nuk dyshohet Rusia pas sulmit të […]
Gruaja e Kreut të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës Kyrylo Budanov, Marianna Budanova është helmuar dhe është dërguar në spital pasi nuk u ndje mirë tha faqja e lajmeve Babel, duke cituar zyrtarë të inteligjencës. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës nuk i ka komentuar publikisht raportimet.
Sipas raportimit të BBC, thuhet se nuk dyshohet Rusia pas sulmit të supozuar. Faqja e lajmeve e Ukrainës Ukrainska Pravda tha se disa zyrtarë të tjerë të inteligjencës ishin helmuar gjithashtu. Megjithatë, nuk ka pasur sugjerime se Gjenerali Budanov mund të ketë qenë gjithashtu në shënjestër.
Gjenerali, i cili drejton Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, ka luajtur një rol kyç në planifikimin dhe ndonjëherë në ekzekutimin e operacioneve të mëdha ushtarake kundër forcave ruse, pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.
Faqja e lajmeve Babel, e cila të martën ishte e para që raportoi helmimin e supozuar, citoi një nga burimet e saj në inteligjencën ukrainase të thoshte se zonja Budanova po monitorohej nga mjekët. Zyrtari i paidentifikuar shtoi se substancat me të cilat ishte helmuar Budanova “nuk ishin përdorur në asnjë mënyrë në jetën e përditshme ose në operacionet ushtarake“.
Budanova e lindur në 1993 në Kiev ka një diplomë master në psikologji. Më vonë ajo u përfshi në politikë, duke punuar si këshilltare e kryetarit të bashkisë së Kievit. Në vitin 2022, ajo i tha revistës Elle se gjithashtu ka punuar si vullnetare në spitalin ushtarak të Kievit në 2015-17.
Zyrtari i lartë i DIU-së Andriy Yusov tha për Ukrainska Pravda në fillim të këtij viti se kishte pasur më shumë se 10 tentativa për vrasje kundër gjeneralit Budanov./m.j
What's Your Reaction?