FOTOT/ Ishte për vizitë te xhaxhai e tezja, ja e reja shqiptare që u përplas për vdekje në stacionin e autobusit. Studionte për infermieri

Një 21-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion. E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar xhaxhain dhe tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmura dhe do të bëhej operim. Xhaxhai i […]

Prill 1, 2024 - 17:35
 0
FOTOT/ Ishte për vizitë te xhaxhai e tezja, ja e reja shqiptare që u përplas për vdekje në stacionin e autobusit. Studionte për infermieri

Një 21-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion.

E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar xhaxhain dhe tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmura dhe do të bëhej operim.

Xhaxhai i viktimës shprehur se ata janë të tronditur nga ngjarje dhe nuk e dinë se si ka ndodhur aksidenti.

“Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”- tha ai për Neësit.gr.

Fakti tronditës është se sipas xhaxhait të saj, kur ai i kishte sugjeruar në mëngjes që të shkonin bashkë në spital, ajo i kishte kërkuar që të rrinte dhe ca dhe të vinte me autobusin që fëmijët shkonin në shkollë.

Ai po ashtu ka bërë me dije se mbesa e tij, e cila pati atë fat tragjik, studionte për infermieri.

Makina drejtohej nga një 64-vjeçar dhe hyri në drejtim të gabuar drejt stacionit të autobusit. 68-vjeçarja si pasojë e përplasjes u hodh 25 metra tutje, ndërsa 21-vjecarja shqiptare u dërgua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku më pas ndërroi jetë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë vërtet të rënda, ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi tragjedinë humbi ndjenjat. Ai dyshohet se gjatë drejtimit të makinës nuk është ndjerë mirë, çka ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit.

Ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit të Verisë. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.