FOTOT/ “Jemi Një”, maratonomaku shqiptar niset nga Prishtina në Tiranë për 28 Nëntorin

Në prag të 28 nëntorit, maratonomaku Erzen Zyberaj është nisur këtë të hënë në orën 10:00 në një vrapim prej 260 Km, nga Sheshi ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë për të arritur në Sheshin ‘’Skenderbeu’’ Tiranë, më 28 nëntor. Maratonomaku, Erzen Zyberaj e ka bërë të ditur këtë aktivitet personal nga llogaria e tij në rrjetin social […]

Nëntor 27, 2023 - 17:27
 0
FOTOT/ “Jemi Një”, maratonomaku shqiptar niset nga Prishtina në Tiranë për 28 Nëntorin

Në prag të 28 nëntorit, maratonomaku Erzen Zyberaj është nisur këtë të hënë në orën 10:00 në një vrapim prej 260 Km, nga Sheshi ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë për të arritur në Sheshin ‘’Skenderbeu’’ Tiranë, më 28 nëntor.

Maratonomaku, Erzen Zyberaj e ka bërë të ditur këtë aktivitet personal nga llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

I veshur me simbolet kuq e zi, në një deklaratë për mediat ai ka treguar se përse e ka menduar këtë maratonë.

“E kam marrë këtë vendim për shumë arsye. Në të shkuarën populli shqiptar dhe Kosova gjithmonë kanë vuajtur. Kjo ka qenë ëndrra ime që këtë rrugë ta përshkojë me vështirësitë që kanë kaluar heronjtë tanë. Unë do nisem nga ora 10 dhe besoj se do arrij në Tiranë në orën 10 të të nesërmes”,- u shpeh Zyebraj.

Aktivitetin personal nga maratonomaku e ka përshëndetur dhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama.

‘’Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar’’.

Zyberaj vetë ka deklaruar se ka rreth tre vite që përgatitej për këtë sfidë ku synimi i tij është që me vrap të bëjë rrugën Prishtinë- Tiranë për 24 orë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.