FOTOT/ Mbrojtësi shqiptar i Seria A përfshihet në aksident rrugor

Mbrojtësi kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin italian. Vojvoda ka përplasur makinën e tij “Mercedes C-Class AMG” me një “Jeep Renegade” të kuq teksa ishte duke shkuar në stërvitjen e klubit “Granata”. “Torinocronaca.it” ka publikuar imazhe nga aksidenti ku duket se të dy mjetet kanë pësuar dëme të […]

Nëntor 30, 2023 - 16:34
 0
FOTOT/ Mbrojtësi shqiptar i Seria A përfshihet në aksident rrugor

Mbrojtësi kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin italian.

Vojvoda ka përplasur makinën e tij “Mercedes C-Class AMG” me një “Jeep Renegade” të kuq teksa ishte duke shkuar në stërvitjen e klubit “Granata”.

Torinocronaca.it” ka publikuar imazhe nga aksidenti ku duket se të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë.

Në to mund të shohim edhe vetë Vojvodën, por edhe drejtuesin e xhipit të kuq duke qëndruar në këmbë, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbrojtësi i skuadrës së Juriç pas përfundimit të procedurave që ndiqen pas aksidenteve rrugore, i është drejtuar kampit stërvitor të ekipit dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.