FOTOT/ Mitsotakis, darkë për liderët e Ballkanit dhe krerët e BE-së: Ja kush ishin prezentë…!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po shtron një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Darka zhvillohet në Megaros Maximos. Mes të tjerëve të pranishëm janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Mediat greke kanë publikuar […]

Gusht 21, 2023 - 21:17
 0
FOTOT/ Mitsotakis, darkë për liderët e Ballkanit dhe krerët e BE-së: Ja kush ishin prezentë…!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po shtron një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Darka zhvillohet në Megaros Maximos. Mes të tjerëve të pranishëm janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Mediat greke kanë publikuar fotot nga darka informale që po mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Ashtu siç është raportuar më parë, në këtë darkë ka munguar kryeministri Edi Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj refuzoi të marrë pjesë. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.