FOTOT/ Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma: Turistët janë sjtuar shumë

Tregimi i sotëm i gazetares Rudina Xhunga është për Fuçitë e Valaresë. Fuçitë quhet restoranti dhe hoteli i vogël i Marselit. Është një tokë e bekuar me vreshta. E bekuar sepse 20 vjet më parë një djalë i ri me familjen e tij e blenë tokën, e mbollën dhe hapën restorantin në një vit të […]

Prill 12, 2024 - 20:20
 0
FOTOT/ Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma: Turistët janë sjtuar shumë

Tregimi i sotëm i gazetares Rudina Xhunga është për Fuçitë e Valaresë. Fuçitë quhet restoranti dhe hoteli i vogël i Marselit. Është një tokë e bekuar me vreshta. E bekuar sepse 20 vjet më parë një djalë i ri me familjen e tij e blenë tokën, e mbollën dhe hapën restorantin në një vit të vështirë, në 2019-ën kur shpërtheu pandemia. Tani është jo vetëm restorant, por edhe hotel që pret shumë turistë shqiptarë dhe të huaj.

Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma!

Që tani në prill është plot me turistë e lëre më në qershor, korrik apo gusht. Sepse kushdo që shkon te Fuçitë, qetësohet, relaksohet, kënaqet, gëzohet, jo vetëm për suksesin e Marselit, por edhe për ndjesitë e jashtëzakonshme që ta japin vendet e bëra njësh me natyrën.

Në një bisedë me Rudinën, Marseli tregoi se si e ngritën bujtinën, pasi punuan 17 vjet në Greqi dhe u kthyen në Valare. Kemi derdhur shumë gjak e lot, thotë i riu, për të ngritur këtë bujtinë.

“Para 20 vjetësh blemë tokën dhe mbollëm rrushin, pemët. Çdo gjë e kemi mbjellë ne. Në 2019-ën filluam si restorant. Ofrojmë ushqime të bëra nga prodhimet tona. Ishte një fillim i vështirë sepse ishte kohë pandemie.

Tani kemi edhe akomodimin, jemi një bujtinë e vogël. Para 2019-ës ne kemi qenë në emigrim në Greqi, punonim andej dhe të ardhurat e emigrimit i investonim në Valare. Sepse e dinim që do ndërtonim këtë bujtinë. Ia vendosëm Fuçite, sepse ka të bëjë me vreshtin dhe verën. I shkon ky emër.”, tregon Marseli për gazetaren.

Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma!

“The Barrels MS” është restoranti ku ish-ambasadorja Yuri Kim provoi qepët e njoma dhe çdo turist konsumon gatime të bëra nga duart e prindërve të Marselit. Nuk ka asgjë të konservuar në bujtinën tonë, thotë Marseli, çdo gjë bio dhe me shumë dashuri.

“Ambasadorja Yuri Kim erdhi dy herë në bujtinën tonë. Kur erdhi kërkoi qepë djegëse, të njoma. Çdo gjë në restorantin e gatuajnë prindërit e mi. Nuk ka ushqime të konservuara, e të përpunuara nuk ekzistojnë fare.”

Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma!

Kur të vesh në Gjirokastër, shko dhe në Valare, te Fuçitë e Marselit dhe të shijosh një drekë, pasdite, darkë, mëngjes të jashtëzakonshëm. Shko te Fuçitë, oaza e Valaresë!/m.j

Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.