FOTOT/ Protesta e studentëve në Athinë degjeneron në dhunë. Forcat speciale rrahin brutalisht studentët
Një protestë e studentëve në Athinë kundër projektligjit që do të lejojë ngritjen e degëve të universiteteve të huaja në Greqi ka degjeneruar në dhunë pasditen e së premtes. Kamerat televizive kanë regjistruar pamje tronditëse nga sheshi para parlamentit në kryeqytet ku si pasojë e dhunës policore janë plagosur disa studentë . Incidentet ndodhën pa […]
Një protestë e studentëve në Athinë kundër projektligjit që do të lejojë ngritjen e degëve të universiteteve të huaja në Greqi ka degjeneruar në dhunë pasditen e së premtes.
Incidentet ndodhën pa asnjë shkak kur pjesa më e madhe e studentëve mbërritën jashtë parlamentit, ndërsa brenda vazhdon ende debati mes deputetëve të partisë në fuqi dhe atyre të opozitës që shprehen kundër këtij projektligji.
Të paktën tetë studentë u plagosën siç tregojnë fotot dhe videot me fytyrat e tyre të përgjakura, të cilat po bëjnë xhiron e mediave vendase dhe të huaja, ndërsa disa ambulanca i kanë çuar ata në spital për tu dhënë ndihmën e parë.
Sipas informacioneve nga policia janë shoqëruar mbi 10 persona dhe janë arrestuar 3 studentë.
Pjesëmarrja e studentëve në protesta ka qenë masive gjatë gjithë ditës,ndërsa ata kanë deklaruar se pavarësisht incidenteve janë të vendosur të qëndrojnë jashtë parlamentit deri kur të votohet për miratimin e projektligjit.
What's Your Reaction?