FOTOT/ Punimet për kampusin e akademisë së FA, Rama: Do sigurohet arsim dinjitoz në fusha të ndryshme të shkencave ushtarake

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “West Point”. Rama shkruan se një kampus i tillë do të sigurojë mjediset dhe infrasktrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve në fusha të ndryshme ushtarake. […]

Shkurt 7, 2024 - 15:50
 0
FOTOT/ Punimet për kampusin e akademisë së FA, Rama: Do sigurohet arsim dinjitoz në fusha të ndryshme të shkencave ushtarake

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “West Point”.

Rama shkruan se një kampus i tillë do të sigurojë mjediset dhe infrasktrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve në fusha të ndryshme ushtarake.

“Kantieri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit West Point që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”- shkruan Rama.

Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili dha lajmin për ndërtimin e këtij kampusi në shtator të 2021-it, ka kryer inspektimin e punimeve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.