FOTOT/ Zbardhet sherri midis fqinjëve në Tiranë që degjeneroi në përdorimin e armëve. Pyeten familjarët

Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve me motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit me 1 të plagosur në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku pas një konflikti verbal mes Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit […]

Shkurt 17, 2024 - 20:52
 0
FOTOT/ Zbardhet sherri midis fqinjëve në Tiranë që degjeneroi në përdorimin e armëve. Pyeten familjarët

Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve me motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit me 1 të plagosur në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku pas një konflikti verbal mes Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit duke plagosur në këmbë 47-vjeçarin.

Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij. I plagosuri Xhevahir Kolaveri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë patur konflikt të mëparshëm./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.