Francë, fermerët paralajmërojnë protesta të tjera
Fermerët francezë ka të ngjarë të organizojnë më shumë demonstrata dhe bllokime rrugësh në formë proteste në javët e ardhshme për t’i bërë presion qeverisë
Fermerët francezë ka të ngjarë të organizojnë më shumë demonstrata dhe bllokime rrugësh në formë proteste në javët e ardhshme për t’i bërë presion qeverisë që të përmbushë premtimet për ndihmë ndaj sektorit bujqësor.
Lajmi u bë i ditur këtë të dielë nga, Arnaud Rousseau, i cili kryeson sindikatat më të mëdha bujqësore.
Fermerët në të gjithë Evropën kanë protestuar për javë të tëra mbi ato që ata i përshkruajnë si masa tepër kufizuese të mbrojtjes mjedisore për të mbrojtur konkurrencën e çmimeve nga importet e lira bujqësore nga jashtë Bashkimit Evropian, por edhe për të ulur kostot.
Nga ana tjetër, presidentja e Parlamentit Europian, Ursula Von Der Leyen, deklaroi se fermerëve do iu vihet në ndihmë./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?