Françeska ka folur me bashkëshortin gjatë qëndrimit në shtëpi, si doli “blof” konkurrentja e BBV

Shpeshherë në “Big Brother” ka patur dyshime se në fakt konkurrentët kanë pasur kontakt me familjarët e tyre. Kanë qenë vetë banorët, që në komunikimet e tyre me njëri-tjetrin e kanë bërë të ditur këtë gjë, ndonëse menjëherë produksioni i ka ndërprerë ose i ka fikur mikrofonin. Megjithatë, video gjatë këtyre momenteve janë shumë të […]

Prill 6, 2024 - 14:55
 0
Françeska ka folur me bashkëshortin gjatë qëndrimit në shtëpi, si doli “blof” konkurrentja e BBV

Shpeshherë në “Big Brother” ka patur dyshime se në fakt konkurrentët kanë pasur kontakt me familjarët e tyre. Kanë qenë vetë banorët, që në komunikimet e tyre me njëri-tjetrin e kanë bërë të ditur këtë gjë, ndonëse menjëherë produksioni i ka ndërprerë ose i ka fikur mikrofonin.

Megjithatë, video gjatë këtyre momenteve janë shumë të rralla. Kjo pasi shumë prej këtyre videove nuk publikohen nga produksioni ose të paktën fshihen prej rrjeteve pas disa momentesh.

Një video që po qarkullon kudo lidhet me Françeskën, e cila ka zbuluar diçka lidhur me të dhe bashkëshortin e saj. Gjatë një momenti të ditës, Françeska i drejtohet Romeos duke i thënë se bashkëshorti i saj ka telefonuar çdo ditë i shqetësuar në TCH për Françeskën, pasi ka parë gjendjen e saj.

“Ti nuk e di që Ervisi (bashkëshorti i Françeskës) ka marrë çdo ditë në telefon këtu në ‘Top’ i shqetësuar për mua se ka thënë o zot mos, çfarë ka ndodhur me Françeskën”, ka thënë Françeska ndër të tjera, ndërsa Romeo i thotë “mos u viktimizo se të thanë kujdes mikrofonin”./m.h

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.