Frederik Ndoci: Jam nominuar 15 herë për Grammy, por askush nuk e përmend

Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar Frederik Ndoci, ka qenë plot 15 herë i nominuar për çmimet Grammy. Si personazh i zgjedhur i kësaj jave në “Profil” në Euronews Albania, kantautori tha se pak herë ky fakt është përmendur. Ai tha se ndonëse ka pasur disa arritje më shumë se këngëtarë të tjerë në […]

Dhjetor 24, 2023 - 18:18
 0
Frederik Ndoci: Jam nominuar 15 herë për Grammy, por askush nuk e përmend

Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar Frederik Ndoci, ka qenë plot 15 herë i nominuar për çmimet Grammy. Si personazh i zgjedhur i kësaj jave në “Profil” në Euronews Albania, kantautori tha se pak herë ky fakt është përmendur.

Ai tha se ndonëse ka pasur disa arritje më shumë se këngëtarë të tjerë në Shqipëri, gjithnjë është trajtuar njësoj, sikur të mos kishte mertia të veçanta, ndërsa më tepër vlerësim ka marrë në vende të tjera si për shembull në Amerikë.

“Jam 15 herë i nominuar për Grammy Awards, askurrkush nuk e përmend. Me qenë 15 herë i nominuar aty a është event për shqiptarët? Sigurisht që është se unë jam shqiptar, shkodran. Ose njerëzit kanë qejf që Frederiku të rrijë barabartë me të tjerët që nuk kanë Grammy.

Pavarësisht se bën diçka pak më shumë se të tjerët. Po mos të përmendësh këtë që është një anti-plumb i jashtëzakonshëm.  Mua s’ka kush më “vret” në Shqipëri, se është stil, interpretim, zhanër. Unë kam marr çmim në xhaz. Jam futur në “Star of Jazz of America” më kanë futur në listën e tyre”,-tha Frederik Ndoci.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.