Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme me 4 kërkesa

Fredi Beleri doli sot para Gjykatës së Posaçme në seancën e parë të shqyrtimit në themel të akuzës ndaj tij. Përmes avokatëve, Beleri kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, për shkak të papajtueshmërive ligjore. Po ashtu, Beleri kërkoi pavlefshmëri të akteve të dërgimit të dosjes në gjykim, aktin e regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë […]

Tetor 12, 2023 - 10:55
 0
Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme me 4 kërkesa

Fredi Beleri doli sot para Gjykatës së Posaçme në seancën e parë të shqyrtimit në themel të akuzës ndaj tij.

Përmes avokatëve, Beleri kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, për shkak të papajtueshmërive ligjore.

Po ashtu, Beleri kërkoi pavlefshmëri të akteve të dërgimit të dosjes në gjykim, aktin e regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Vlorës, si edhe autorizimet për përgjime audio e video.

Edhe vetë anëtarja Deda kishte paraqitur dorëheqje, por kërkesa ende nuk ishte shqyrtuar nga kryetaja e gjykatës. Kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve të dosjes u kërkua edhe nga avokati i të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 17 tetor, seancë ku do të shprehet për këto kërkesa.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.