Frikë për zgjerim të konfliktit Izrael-Liban, SHBA lë 2 mijë trupa në gatishmëri

Rriten përplasjet përgjatë kufirit verior të Izraelit, me Libanin. “Duhet t’i mbajmë sytë hapur tek kjo luftë në dy kufij të ndryshëm dhe duhet t’i bëjmë presion Hezbollahut të tërhiqet”, u shpreh senatori Tim Scott. Ndikimi i Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor po shton shqetësimet për një konflikt me të gjerë. Izraeli […]

Tetor 23, 2023 - 12:05
 0
Frikë për zgjerim të konfliktit Izrael-Liban, SHBA lë 2 mijë trupa në gatishmëri

Rriten përplasjet përgjatë kufirit verior të Izraelit, me Libanin. “Duhet t’i mbajmë sytë hapur tek kjo luftë në dy kufij të ndryshëm dhe duhet t’i bëjmë presion Hezbollahut të tërhiqet”, u shpreh senatori Tim Scott.

Ndikimi i Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor po shton shqetësimet për një konflikt me të gjerë. Izraeli po u bën thirrje banorëve në veri të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

“Inkurajojmë Izraelin që në çdo mundësi të sigurohet se po kujdesen për civilët që gjenden në hapësirën e betejës”, deklaroi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Situata e rrezikshme ka bërë që Shtetet e Bashkuara të rrisin mbështetjen ushtarake dhe të dërgojnë sisteme raketore shtesë. Dy mijë trupa amerikanë janë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm.

Administrata Biden ka propozuar 100 miliardë dollarë ndihma të tjera të huaje, 14 miliardë prej të cilave për Izraelin. Kjo ka nxitur kritika nga disa anëtarë të kongresit.

“Nuk jam dakord. Ne duhet të fokusohemi tek unifikimi i kongresit lidhur me Izraelin”, deklaroi Tim Scott.

Teksa pikëpyetje ngrihen mbi veprimet që duhet të marrë SHBA për të mbështetur Tel Avivin dhe për të zbutur krizën humanitare në gaza, protesta pro Palestinës shpërthejnë në vendet perëndimore. Në një mesazh në rrjetet sociale të dielën, presidenti amerikan tha se si izraelitët ashtu edhe Ppalestinezët meritojnë njësoj të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.