Frontex vendoset në kufirin serb, BE marrëveshje me Beogradin për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Këshilli i Bashkimit Evropian ka  dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të mundësojë vendosjen e

Maj 30, 2024 - 15:15
 0
Frontex vendoset në kufirin serb, BE marrëveshje me Beogradin për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Këshilli i Bashkimit Evropian ka  dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të mundësojë vendosjen e patrullave nga Frontex për kontrollin e kufijve .

Ekipet e Frontex-it do të dislokohen në Serbi. Ato do të ndihmojnë për të menaxhuar valët e emigrimit të paligjshëm dhe të luftojnë kundër krimeve kufitare”, thuhet në njoftimin e këshillit të BE-së.

BE-ja  ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi me Beogradin për këtë çështje, por ajo mundësonte veprimet e Frontex-it vetëm në kufijtë e vendeve të BE-së me Serbinë.

Marrëveshja e re do të mundësojë vendosjen e Frontex-it brenda territorit të Serbisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.