Fruthi, ISHP: Vaksinë edhe nën 1 vjeç, një dozë duhet ta marrin edhe nënat e reja

Nisur nga situata e re e infektimeve nga fruthi në vendin tonë Instituti i Shëndetit ka shpërndarë në të gjitha instancat shëndetësore rekomandimet mbi izolimin dhe hetimin e rasteve si dhe vaksinimin e kategorive të ndryshme. Sipas ISHP, në rast se do të ndodhemi përpara një shpërthimi tek grupmosha 1 vjeç,  rekomandohet kryerja e vaksinës […]

Janar 28, 2024 - 10:21
 0
Fruthi, ISHP: Vaksinë edhe nën 1 vjeç, një dozë duhet ta marrin edhe nënat e reja

Nisur nga situata e re e infektimeve nga fruthi në vendin tonë Instituti i Shëndetit ka shpërndarë në të gjitha instancat shëndetësore rekomandimet mbi izolimin dhe hetimin e rasteve si dhe vaksinimin e kategorive të ndryshme.

Sipas ISHP, në rast se do të ndodhemi përpara një shpërthimi tek grupmosha 1 vjeç,  rekomandohet kryerja e vaksinës edhe nën këtë moshë deri në 9 muajsh, ndërkohë gratë që po planifikojnë një fëmijë duhet  kontrollojnë statusin e tyre të vaksinimit përpara se të mbeten shtatzëna.

“Për shkak të përhapjes së fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha strukturat shëndetësore ku rekomandon masat që duhet ndërmarrë për të frenuar përhapje e kësaj sëmundje. Në këtë udhëzim të ri rekomandohet kryerja e vaksinës edhe nën moshën 1-vjeçare në rast se do të kemi një shpërthim të fruthit në këtë grupmoshë, po ashtu rekomandohet edhe kryerja e vaksinës për një sërë kategorish”.

Për këto rekomandime, ISHP thotë se është bazuar në udhëzimet e OBSH.

“Nëse shpërthimi epidemik do të fokusohet tek fëmijët nën 1 vjeç për të ndaluar shpërthimin dhe në bazë të rekomandimeve të NITAG dhe ISHP duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve me moshë mbi 9 muaj e lart. Po ashtu duhet të vaksinohen edhe gjithë personat e lindur përpara viteve 2000 që nuk dokumentojnë rivaksinim ndaj Fruthit si dhe ata persona të lindur gjatë viteve 1980-1999 që nuk janë vaksinuar me dozën e dytë”.

Udhëzimi përcakton rekomandime për gratë e moshës riprodhues apo nënat e reja duhet të kontrollojnë statusin e tyre të vaksinimit përpara se të mbeten shtatzëna.

“Gratë e moshës riprodhuese duhet të kontrollojnë statusin e tyre të vaksinimit përpara se të mbeten shtatzëna. Po ashtu duhet të kontrollojnë statusin e tyre të vaksinimit dhe ato nëna që kanë fëmijë nën një vjeç. Ato gra që nuk kanë prova për vaksinimin dhe imunitetin duhet të aplikojnë të paktën një doze vaksinë. Gjithashtu vaksinimi me vaksinën ndaj Fruthit, Rubeolës dhe Patotitit është i sigurt për nënat që japin gji pasi ushqimi me gji nuk ndërhyn në lidhje me përgjigjen ndaj kësaj vaksine dhe bebja apo fëmija nuk preket nga vaksina nëpërmjet qumështit të gjirit

Të gjitha qendrat shëndetësore kanë ngritur grupe pune për verifikimin e te gjithë fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe dhe kopshte. Hetimi epidemiologjik për personat e kontaktit të rasteve të para me fruth vijon.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.